Pas pesë ditë neogociata është arritur marrëveshje për planin e rimëkëmbjes së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa Kroacia në kuadër të kësaj pakoje financiare do të përfitojë 22 miliardë euro.
Midis udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së është arritur marrëveshje për planin e rimëkëmbjes nga kriza e koronavirusit në vlerë prej 750 miliardë euro, si dhe për buxhetin shtatë vjeçar të BE-së prej 1.074 miliardë euro.
“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është një garanci për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike dhe zhvillim të mëtejshëm të ekuilibruar të vendit”, njoftoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
Plani i përbashkët evropian për rimëkëmbje ndanë ndihmë të pakthyeshme në vlerë prej 390 miliardë euro dhe hua në vlerë prej 360 miliardë euro.
-
BE-ja arrin marrëveshje për pakon 750 miliardë euroshe të rimëkëmbjes
-
RTS: Kosova do t’i marrë 888 milionë euro nga pakoja e BE-së
-
Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan
-
BE-ja thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes
- Kur është fjala për para nuk vlejnë as aleancat brenda BE-së