Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur një marrëveshje për pakon e rimëkëmbjes, pas katër ditëve bisedime, shkruan BBC.
27 shtetet e BE-së do të ofrojnë 750 miliardë euro në grante dhe hua për të luftuar ndikimin në ekonomi që ka pasur pandemia COVID-19.
Kryetari i Samitit të BE-së, Charles Michel, ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm për Evropën.
Bisedimet kanë filluar të premten, ndërsa u pa një ndarje mes shteteve të goditura më së rëndi nga koronavirusi dhe atyre “të kursyera” që ishin të shqetësuara për koston e kësaj pako.
Në marrëveshje përfshihet një program i granteve në vlerë 390 miliardë euro për shtetet anëtare që janë goditur më së rëndi nga pandemia. Italia dhe Spanja pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj.
Një 360 miliardë euro shtesë është vënë në dispozicion për hua me interes të ulët, për anëtarët e bllokut.
Samiti, që nisi në Bruksel të premten mbrëma, zgjati deri në orët e hershme të së martës. Pati më tepër se 90 orë bisedime dhe u bë takimi më i gjatë i BE-së që nga ai i vitit 2000 në qytetin francez Nice, që zgjati pesë ditë.
Edhe
BE-ja thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes
Pakoja tash do të kalojë në më tepër negociata teknike nga shtetet anëtare, dhe duhet një ratifikim i saj nga Parlamenti Evropian.
Presidenti Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftoi për marrëveshjen nëpërmjet Twittert pak orë pasi 27 anëtarët arritën marrëveshjen në ora 05:15 të mëngjesit të martën.
Marrëveshja i pasoi një fundjave të gjatë bisedime mes shteteve anëtarë të BE-së, ku pati edhe fjalosje.