Një nga firmat më të mëdha të duhanit në botë, “Philip Morris” është akuzuar së fundi për hipokrizi, për shkak të fushatës së re publicitare që u bën thirrje duhanpirësve të heqin dorë.
Prodhuesi amerikan “Marlboro” njoftoi se lëvizja ishte “një hap i radhës i rëndësishëm” në objektivin e tij për “të ndalur përfundimisht shitjen e cigareve”, transmeotn tch.
Por, organizata “Kërkime mbi kancerin” (CRUK) tha se firma në fjalë, thjesht sa po përpiqet të promovojë alternativat e saj të duhanpirjes, si për shembull cigarja elektronike.
“Duket si një lojë hipokrizie”, thuhet në reagimin e saj, duke theksuar se firma promovon ende duhanpirjen jashtë Britanisë së Madhe.
“Mënyra më e mirë sesi Philip Morris mund të ndihmojë njerëzit t’i japin fund duhanpirjes është të ndalen së prodhuari cigare”, tha George Butterworth, menaxher i politikave të duhanit në CRUK.
Organizata bamirëse thotë se duhanpirja nxit shkaktarë të parandalueshëm të kancerit, ndaj inkurajon njerëzit të heqin dorë totalisht nga duhanpirja, përfshi edhe përdorimin e cigareve elektronike.
Edhe
Industria e ushqimeve të shumëpërpunuara ndjek strategjitë e marketingut të industrisë së duhanit
Në Britaninë e Madhe, shumica e formave të reklamimit apo promovimit të duhanit janë të ndaluara, ndërsa rregullat e prezantuara vitin e kaluar detyrojnë që cigaret apo paketat të shiten në pako të gjelbërta.
“Philip Morris” është shprehur edhe më herët se dëshiron të ecë drejt një të ardhmeje pa duhanpirje. E si shumë firma të tjera duhani, “Philip Morris” po zhvendos fokusin drejt produkteve të reja për zëvendësimin e cigareve, teksa numri i duanpirësve sa vjen e bie në Britani.
Në tregjet e ishullit, “Philip Morris” shet disa alternativa, përfshi edhe produkte duhani të nxehtë, apo të ashtuquajturat “Iqos”, sikurse edhe “Nicocig”, “Vivid” dhe “Mesh”, që të treja këto të fundit marka cigaresh elektronike.
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Elon Musk padit disa kompani të mëdha për “bojkot” ndaj rrjetit social X