Kompania që ka prodhuar një nga vaksinat anti-COVID, Pfizer, ka thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë efektive kundër COVID-19 deri në gjashtë muaj.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, njoftuan rezultatet e azhurnuara të enjten nga studimi i tyre i vazhdueshëm për më shumë se 44 mijë vullnetarë.
Kompanitë kanë thënë se vaksina ishte 91% efektive kundër sëmundjeve simptomatike dhe ishte edhe më mbrojtëse në parandalimin e sëmundjeve të rënda.
Nuk kishte shqetësime serioze edhe për personat e paktë që janë infektuar edhe pas marrjes së vaksinës, dhe vaksina gjithashtu po funksionon kundër variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut, kanë thënë kompanitë.
Vaksina është e autorizuar për personat mbi moshën 16-vjeçare.
Këtë javë, kompanitë kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe fuqimisht mbrojtëse tek fëmijët e moshës 12 vjeç, bazuar në një studim të 2.260 vullnetarëve amerikanë.
-
Vaksina Pfizer për fëmijët deri në 5 vjeç mund të jetë e gatshme në fund të shkurtit
-
Pfizer: Pilula anti-COVID është efektive ndaj Omicronit
-
Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve
-
Pfizeri thotë se vaksina anti-COVID është mbi 90% efektive në fëmijët 5-9 vjeç
-
Vaksina e Pfizerit për fëmijët nga 5-vjeç mund të jetë në dispozicion në nëntor