Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka sulmuar përpjekjet ruse për të shkaktuar kaos në zgjedhje në mbarë botën.
Nikky Haley bëri një devijim nga Donald Trump, i cili relativizon ndikimin rus në politikën amerikane, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane e ka quajtur “luftë” dhe kështu ka bërë një devijim nga presidenti i vet Trump.
Haley, në konferencën mikpritës i të cilës ishte instituti "George W. Bush" sulmoi përpjekjet ruse për të “krijuar kaos” me zgjedhje nëpër gjithë botën.
"Rusët, Zoti i bekoftë, pyeten pse ‘amerikanët janë rreshtuar si antirusë dhe pse janë ato sanksione'. E po mos na u përzieni në zgjedhje dhe nuk do të jemi antirusë. Kur një vend përzihet në zgjedhjet e vendit tjetër, kjo është luftë", citon aljazeera të ketë thënë ajo.
Deklaratat e saj u përkrahen nga ish- zyrtarë qeveritarë te të dy palëve e edhe nga ish-presidenti George W. Bush.
"Amerika ka provuar pandërprerë përpjekjet e fuqisë së huaj që të ushqehet e të shfrytëzojë përçarjet në vendin tonë. Qeveria ruse e ka në projekt kthimin e amerikanëve kundër njëri-tjetrit", ka deklaruar Bush.
Ai ka thënë se”agresionet e huaja, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformatat dhe ndikim i financiar kurrë nuk duhet zvogëluar ose toleruar ".
Këto deklarata u bënë në momentin kur zyrtarë federalë po zhvillojnë hetime për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe për bashkëpunimin e mundshëm me njerëzit nga fushata e Trumpit.