Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Nikki Haley, tha se presidenti amerikan, Donlad Trump, do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë, pasi të përfundojnë hetimet për ndërhyrjen e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
"Nuk duam që asnjë vend të ndërhyjë në zgjedhjet tona", tha Haley për televizionin ABC, duke shtuar se nuk ka dyshim se Rusia ka qenë e përfshirë në fushatë.
Agjencitë e zbulimit në SHBA kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, në përpjekje për të ndihmuar fitoren e Trumpit.
Trump ka thënë se beson se operativët rusë kanë pirateruar emailet e Partisë Demokratike, porse ata nuk e kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve, transmeton rel.
E pyetur nëse qëndrimi publik i Trumpit ndaj Rusisë është mjaftueshëm i ashpër, Haley tha "natyrisht".
"Nuk ka dashuri apo diçka tjetër me Rusinë tani për tani", tha ajo.
-
Trump: Rusia do t’i ndihmojë demokratët në zgjedhjet e Kongresit
-
Haley deklarohet rreth “konfuzionit” për sanksionet kundër Rusisë
-
Përzierjen ruse në zgjedhje, Haley e quan luftë
-
Ambasadorja amerikane në OKB: S’ka dyshim se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje
-
Blinken: SHBA-ja do të reagojë ndaj çdo veprimi të pamatur të Rusisë