Botë

Përplasje në Kremlin, udhëheqësi i Wagnerit kundërshton Putinin për shkak të taktikave të tij në Ukrainë

Yevgeny Prigozhin, një biznesmen jashtëzakonisht i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, po krijon ndarje brenda Kremlinit, sipas raportit të fundit të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), shkruan CNN.

Prigozhin pranoi në shtator se ai themeloi Grupin Wagner, një grup famëkeq mercenar që lufton në anën e Rusisë në Ukrainë dhe i akuzuar nga qeveritë perëndimore për shkelje të të drejtave të njeriut në Afrikë dhe gjetkë.

Në vlerësimin e fundit, ISW-ja beson se Prigozhini po krijon ndarje në qeverinë ruse duke promovuar të ashtuquajturën 'Linjën Wagner' të fortifikimeve në verilindje të Ukrainës, të cilat duken jashtë narrativës së drejtuar nga Kremlini për luftën.

Sipas ISW-së, zgjerimi i linjës Wagner, propozuar nga Prigozhini, synon të mbrojë kufirin midis Oblast Belgorodit dhe Kharkivit dhe rajoneve të Luhanskut, por nuk do të mbulonte rajonin verior të Luhanskut deri në vijën e kontaktit me territoret e pushtuara, duke rënë në kundërshtim me premtimet e Kremlinit për të mbrojtur të gjithë rajonin e Luhanskut.

"Prigozhin dhe komandantët e tjerë të Wagnerit ka të ngjarë të përgatiten të mbrojnë pozicionet që ata mendojnë se mund t'i mbajnë realisht, jo shtrirjen aktuale të ushtrisë ruse apo të gjithë territorit që Kremlini pretendon se ka aneksuar”, raporton ISW.

Prigozhini akuzoi burokracinë ruse për kundërshtimin e drejtpërdrejtë të interesave të popullsisë dhe se nuk e mbron popullsinë ruse duke mbështetur ndërtimin e një linje të përbashkët mbrojtëse.

Kremlini ka të ngjarë të përpiqet të mbajë një kornizë të kufizuar për luftën, e cila pritet të vazhdojë të shqetësojë fraksionin nacionalist, i cili është i shqetësuar për mungesën e mbrojtjes rreth rajonit të Belgorodit.

Kanalet e telegramit të lidhura me Prigozhinin dhe Wagnerin kanë treguar më parë se ka një ndarje të vazhdueshme brenda qarqeve të pushtetit në Kremlin midis zyrtarëve që hezitojnë të vazhdojnë luftën për shkak të interesave personale dhe atyre që favorizojnë një fitore të plotë të Rusisë.