Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasja për ligjin: Polonia thërret në konsultime ambasadorin e Belgjikës

Polonia e ka thirrur për konsultime ambasadorin e Belgjikës, vetëm një ditë pasi që kryeministri belg, Alexander De Croo, e akuzoi Varshavën zyrtare se po luan me zjarrin rreth situatës së përkeqësuar me Brukselin lidhur me sundimin e ligjit.

Qeveria polake ka bërë të ditur se do ta mbrojë veten në rast Brukseli e nis atë që e cilësoi si Luftë të Tretë Botërore, duke ia mbajtur peng fondet në mosmarrëveshjen për reformat gjyqësore.

Ambasadori belg është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë për t’i shpjeguar komentet e kryeministrit De Croo.

Komisioni Evropian i ka kërkuar Polonisë që të tërheq regjimin disiplinor për gjykatësit, që sipas kritikëve tani janë nën kontrollin e politikës.

Ky veprim i shtetit polak ka bllokuar ndihën ekonomike në vlerë prej 36 miliardë eurove. Gjykata Evropiane i ka vendosur Polonisë një gjobë prej 1 milionë eurosh në ditë, me justifikimin se vendi anëtar i bllokut ka dështuar t’i tërheqë masat ndaj gjykatësve.