Katër persona vdiqën në një përplasje mes një treni mallrash dhe një minibusi në veriperëndim të Turqisë. U lënduan tetë të tjerë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Demiroren.
Përplasja në një vendkalim hekurudhor në Ergene, përfshiu një minibus që transportonte punëtorë të fabrikës dhe një tren që shkonte në Cerkezkoy.
Personat që vdiqën të gjithë ishin në minibusin, i cili doli para trenit pas goditjes. Imazhet treguan automjetin e dëmtuar rëndë të kthyer përmbys pranë shinave të trenit.
Më 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu. Shkaktar i atij aksidenti ishte shiu i fortë që shkaktoi shembjen e një pende.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, katër të vdekur
-
Një i vdekur nga përplasja e trenit të shpejtë me një kamion në Hamburg