Dy avionë ushtarakë francezë janë përplasur mbi Francën lindore të mërkurën. Një pilot është i zhdukur, e dyshohet se edhe një pasagjer, ndërsa piloti tjetër mbijetoi.
“Njëri prej pilotëve është gjetur dhe është mirë. Kërkimet po vazhdojnë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, raportoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat franceze kanë raportuar se ekipet e shpëtimit po kërkojnë një student që ishte në një prej avionëve, si dhe pilotin tjetër.
“Qendra lokale operacionale është aktivizuar për të ndihmuar forcat e armatosura, ju lutem qëndroni larg nga zona”, ka njoftuar prefektura Meurthe-et-Moselle.