Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përndjekja nga shteti detyron aktivistin kinez të shpërngulet 13 herë për dy muaj

Një aktivist i të drejtave të njeriut është detyruar që të shpërngulet 13 herë brenda dy muajsh si pjesë e planeve të shtetit kinez për ngacmimin e tij dhe të tre aktivistëve të tjerë.

Pekini është duke heshtur të gjithë kritikët dhe aktivistët për të drejtat civile. Wang Quanzhang tani është duke jetuar në një apartament të vogël në periferi të Pekinit, por përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Dy kolegët e tjerë së fundmi janë duke jetuar me qira, mirëpo shteti ua ka pamundësuar largimin nga apartamentet duke vendosur grupe të personave të maskuar para bllokut banesor.

Të katër aktivistët janë burgosur më herët, ndërkaq Quanzhang vuajti dënimin së bashku me bashkëshorten e tij.

Të katër aktivistët janë pjesë e grupit që njihen si 709 avokatët pas 9 korrikut të vitit 2015 kur shteti nisi aksionin kundër avokatëve. Qindra prej tyre u arrestuan.

Edhe Shtrimi në spital psikiatrik, mjeti i Kinës për kundërshtarët e qeverisë Botë Shtrimi në spital psikiatrik, mjeti i Kinës për kundërshtarët e qeverisë

Këta avokatë janë burim i ndihmës për shumë kinezë që përballen me akuza politike ose të kenë qasje në përfitime të ndryshme që u mohohen nga regjimi kinez.

Të katër aktivistëve u janë hequr titujt e avokatëve pas arrestimit në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe vazhdimisht janë përndjekur nga shteti.