Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmendorja e Aleksandrit të Madh largohet nga aeroporti

Nga aeroporti i Shkupit u largua dje në mbrëmje përmendorja e Aleksandrit të Madh, pasi para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”.

Përmendorja në aeroport ishte vendosur në vitin 2011.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi për riemërtimin e aeroportit dhe të autostradës, ishte marrë në seancën e qeverisë në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë.

Aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh” në dhjetor të vitit 2006, me vendim të qeverisë së kohës.

Dy vjet më vonë edhe autostrada ishte emërtuar ”Aleksandri i Madh”.

Emri i ri i aeroportit është Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi”, ndërsa i autostradës, “Miqësia”.