Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytjet në Pakistan shkaktuan të paktën 10 miliardë dollarë dëme

Ministri pakistanez i Planifikimit ka thënë se vlerësimet e para tregojnë se përmbytjet shkatërruese që goditen vendin, kanë shkaktuar të paktën 10 miliardë dollarë dëme.

Komenti i tij vjen pasi një tjetër ministër i qeverisë tha se një e treta e kombit të Azisë Jugore është zhytur në ujë.

Pakistani të hënën mori ndihmë prej 1.1 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan BBC-ja të martën.

Përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat historik kanë marë jetën e të paktën 1.136 njerëzve dhe kanë prekur më shumë se 15 për qind të popullsisë së vendit

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përbirë gjithashtu rrugët, të mbjellat, shtëpitë, urat dhe infrastrukturën tjetër.

Edhe Një e treta e Pakistanit nën ujë, 33 milionë njerëz kërkojnë ndihmë urgjente Botë Një e treta e Pakistanit nën ujë, 33 milionë njerëz kërkojnë ndihmë urgjente

“Unë mendoj se dëmi do të jetë i madh. Deri më tani, sipas vlerësimit paraprak, dëmi është më i madh se 10 miliardë dollarë”, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Planifikimit i Pakistanit, Ahsan Iqbal.

Iqbal tha se vendi do të përballet me mungesa serioze ushqimore në javët dhe muajt e ardhshëm dhe beson se këto përmbytje janë më të këqijat që kanë goditur Pakistanin që nga viti 2010, ku kishin mbetur të vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve më të pasura që të ndihmojnë financiarisht Pakistanin, pasi tha se ishte viktimë e ndryshimeve klimatike, të cilat ishin shkaktuar nga “zhvillimi i papërgjegjshëm i botës së zhvilluar”.

Për ta adresuar mungesën e ushqimit, ministri i Financave, Miftah Ismail, tha se Pakistani mund ta konsiderojë importimin e perimeve nga India.

Edhe Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan Botë Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan

Të hënën, ministrja për Ndryshimet Klimatike, Sherry Rehman, e përshkroi situatën si “katastrofë humanitare të shkaktuar nga klima”.

“Fjalë për fjalë, një e treta e Pakistanit është nën ujë tani, gjë që ka tejkaluar çdo kufi, çdo normë që kemi parë në të kaluarën”, tha Rehman për agjencinë e lajmeve AFP.