Javë të tëra me shira të rrëmbyer kanë përmbytur , një të tretën e Pakistanit. Pamjet nga ajri tregojnë qartë përmasat e katastrofës.
Si pasojë e përmbytjeve , më shumë se 1200 njerëz kanë humbur jetën dhe 33 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar 10 miliardë euro dëme.
Zyrtarë dhe ekspertë të shumtë kanë fajësuar ndryshimet klimatike, për përmbytjet katastrofike, teksa Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha në fillim të kësaj jave tha se bota nuk po reagon sic duhet gjatë kësaj krize me pasoja vdekjeprurëse
Agjencitë e OKB-së ndërkohë po rritin mbështetjen e tyre për Pakistanin, por përmbytjet janë më vdekjeprurësit në më shumë se një dekadë dhe parashikohen më shumë shira të dendur në ditët në vijim./TCH
-
OBSH: Situata pritet të përkeqësohet në Pakistan
-
Përmbytjet në Pakistan shkaktuan të paktën 10 miliardë dollarë dëme
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Më shumë se 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani