Përmbytjet e shumta të kësaj vere kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Pakistanit, duke shkëputur shumë zona nga pjesa tjetër e vendit, raporton agjencia AP.
Urat, hotelet, digat e shumë struktura të tjera u shkatërruan. Autostradat dhe tunelet në Baluchistan, provinca më e varfër e vendit, kanë marrë goditjen më të rëndë. Përmbytjet kanë shkatërruar gjithashtu pjesën më të madhe të tokës bujqësore në shumë provinca të tjera, si dhe në jug të provincës Punjab, e cila është shporta ushqimore e vendit, duke i lënë fermerët pa asgjë. Pakistani, i cili kontribuoi vetëm me 0.8% në emetimet në botë, tani përballet me dëme të vlerësuara në më shumë se 30 miliardë dollarë, më shumë se 10% e GDP-së së tij.
-
Përmbytjet në Pakistan shkaktuan të paktën 10 miliardë dollarë dëme
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Më shumë se 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
12 të vdekur, shumica fëmijë, nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit