Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një përmbytje masive dhe një rrëshqitje dheu përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka përfshirë fshatra dhe ka dëmtuar rrugë dhe infrastrukturë, sipas policisë.
Përmbytja ka ndodhur herët të mërkurën në Rasuwa, në veri të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, dhe raportohet se është shkaktuar nga shkrirja e madhe e borës e cila ka mbushur me ujë lumin Bhote Koshi.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në të dyja anët e kufirit mes Tibetit dhe Nepalit dhe deri tani janë shpëtuar 12 persona.
Mediat shtetërore në Kinë, e cila kontrollon Tibetin, raportojnë për viktima të shumta, ndërsa zyrtarët nepalezë kanë thënë se presin “humbje në përmasa të mëdha”.
Zëdhënësi i Policisë së Nepalit, Abhi Narayan Kaphle, i ka thënë BBC-së se të gjitha agjencitë e sigurisë po punojnë së bashku për përpjekjet e shpëtimit.
Disa zona në rrjedhën e poshtme të lumit Bhote Koshi, i cili rrjedh nga Tibeti drejt Nepalit, janë në gatishmëri të lartë, ndërsa rrugët, komunikimet dhe furnizimi me energji elektrike në rajon janë ndërprerë. Autoritetet thonë se rruga kryesore për në Katmandu është mbyllur.
Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në Nepal u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve në zonat e rrezikuara të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masa paraprake.
Autoritetet kanë thënë se 13 oficerë të forcave të armatosura të policisë rezultojnë të zhdukur nga dy pika në distriktin Rasuëa dhe se nuk kanë mundur të kontaktojnë dhjetëra policë të tjerë.
Mbi 150 të vdekur nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
Mbi 150 persona kanë vdekur dhe qindra mbeten të zhdukur pasi përmbytjet goditën zonën kufitare të Nepalit dhe Tibetit.
Katastrofa u shkaktua nga një rrëke e fuqishme balte, uji dhe mbeturinash, që doli nga shtrati i një lumi që rrjedh mes Kinës dhe Nepalit. Në Nepal, shtëpi, rrugë e ura u përfshinë nga ujërat dhe u shkatërruan.
Zyrtarët kanë thënë se 384 turistë janë raportuar të zhdukur.
Policia dhe ushtria kanë dalë në përpjekjet për kërkim-shpëtim në Nepal, derisa ende nuk dihet saktësisht për numrin e viktimave dhe dëmeve.
Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë
Qindra udhëtarë rezultojnë të zhdukur, përfshirë të paktën 291 turistë të huaj, pas një përmbytjeje të shpejtë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.
Zyra e Turizmit e Nepalit ka bërë të ditur se lista paraprake e personave të zhdukur përfshin më shumë se 100 turistë nga India, 12 nga Britania e Madhe dhe tre nga Amerika.
Deri më tani janë konfirmuar të vdekur 17 persona.
Ministri i Jashtëm i Nepalit, Shishir Khanak, ka thënë se një tërmet ka goditur zonën rreth orës 08:37 me kohën lokale, duke iu referuar informacioneve paraprake.
Ai ka thënë se tërmeti ka shkaktuar një ortek, i cili më pas ka sjellë përmbytje të menjëhershme.
Khanal ka shtuar se në mesin e të zhdukurve ka edhe punonjës të doganave dhe të shërbimit të emigracionit.
Gjithashtu, janë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, në ura, si dhe në rrjetet e komunikimit dhe ato hidroenergjetike.