KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Μεγάλες πλημμύρες στο Νεπάλ, τουλάχιστον 17 νεκροί

Νεπάλ

Φωτογραφία: Associated Press

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një përmbytje masive dhe një rrëshqitje dheu përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka përfshirë fshatra dhe ka dëmtuar rrugë dhe infrastrukturë, sipas policisë.

Përmbytja ka ndodhur herët të mërkurën në Rasuwa, në veri të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, dhe raportohet se është shkaktuar nga shkrirja e madhe e borës e cila ka mbushur me ujë lumin Bhote Koshi.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në të dyja anët e kufirit mes Tibetit dhe Nepalit dhe deri tani janë shpëtuar 12 persona.

Mediat shtetërore në Kinë, e cila kontrollon Tibetin, raportojnë për viktima të shumta, ndërsa zyrtarët nepalezë kanë thënë se presin “humbje në përmasa të mëdha”.

Zëdhënësi i Policisë së Nepalit, Abhi Narayan Kaphle, i ka thënë BBC-së se të gjitha agjencitë e sigurisë po punojnë së bashku për përpjekjet e shpëtimit.

Disa zona në rrjedhën e poshtme të lumit Bhote Koshi, i cili rrjedh nga Tibeti drejt Nepalit, janë në gatishmëri të lartë, ndërsa rrugët, komunikimet dhe furnizimi me energji elektrike në rajon janë ndërprerë. Autoritetet thonë se rruga kryesore për në Katmandu është mbyllur.

επίσης Πώς η φθινοπωρινή περίοδος στα Ιμαλάια έγινε θανατηφόρα Ο ΚΟΣΜΟΣ Πώς η φθινοπωρινή περίοδος στα Ιμαλάια έγινε θανατηφόρα

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në Nepal u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve në zonat e rrezikuara të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masa paraprake.

Autoritetet kanë thënë se 13 oficerë të forcave të armatosura të policisë rezultojnë të zhdukur nga dy pika në distriktin Rasuëa dhe se nuk kanë mundur të kontaktojnë dhjetëra policë të tjerë.