Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Perimet pa dhé rriten në Arabinë Saudite

Në mes të zonës industriale Al Qouz në qytetin e Dubait, ferma vertikale e brendshme është krijuar në 5 mijë e 600 metra katrorë për të prodhuar perime të freskëta, raporton agjencia AP.

Raft pas rafti, zarzavatet vendosen njëra mbi tjetrën brenda fermave vertikale që mbulohet me dritat artificiale.

Falë dritave LED, kjo fermë e së ardhmes prodhon shumëllojshmëri perimesh të rritura në mënyrë hidroponike, që do thotë kultivim pa pasur nevojë për dhe ose tokë.

“Ne ndërtuam këtë fermë të teknologjisë së lartë me qëllimin për të sjellë ushqim me cilësi të lartë, të freskët dhe të dendur me vlera ushqyese në popullatën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në zonën e gjerë të Lindjes së Mesme”, thotë Mehlam Murtaza, drejtor ekzekutiv i fermës.

Në fermat vertikale, bimët rriten në dyshekë të pandotur të kultivimit të leshit të gurit, kështu që produktet janë pa kimikate dhe pesticide.

Gjithashtu, 90 për qind e ujit për vaditjen e bimëve riciklohet për t’u përdorur sërish.

“Bujqësia vertikale mund të mos jetë zgjidhja përfundimtare, por është padyshim një komponent kyç që mund të sigurojë produkte hiperlokale shumë të freskëta dhe të ndjeshme për tregun vendas”, thotë Murtaza.

Me sfida të rënda nga ndryshimet klimatike, pandemia COVID-19 dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit global, siguria ushqimore konsiderohet si prioriteti kryesor kombëtar për Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila po përpiqet të rrisë prodhimin e ushqimit me 30 deri në 40 për qind në 10 vjetët e ardhshëm.

Ferma UNS filloi projektin e saj në shtator të vitit 2018 dhe po planifikon të zgjerohet më shumë në vend dhe në rajon.

Shefat e kuzhinës në restorante dhe hotele janë të kënaqur me perimet e prodhuara në serrat vertikale, pasi janë më të freskëta dhe do të zgjasin më gjatë.

Shumica e perimeve janë të freskëta, rriten jashtë sezonit të tyre dhe janë të gatshme për kuzhinë gjatë krejt vitit.

Artikuj të ngjashëm