Gazetari kazak Arman Suraev, i është përgjigjur kërcënimeve të ambasadorit rus në Kazakistan, Alexey Borodavkin, që ka thënë se duhet një “operacion special ushtarak” edhe në Kazakistan.
Suraev ka thënë se aftësia e Rusisë për të kryer “operacione ushtarake” është thyer. E po ashtu ka paralajmëruar se nëse Rusia mendon se do të futet në Kazakistan për fitore të lehtë, atëherë gabon rëndë.
“Miq, sot njohuria ime e patëmetë e gjuhës ruse do të më lejojë të jap një vërejtje për këtë idiot – ambasadorin e Federatës Ruse në Kazakistan, Borodavkinin. Ai tha se nazistës, nacionalistët jetojnë në Kazakistan, dhe se është e nevojshme, që ne (rusët) të kryejmë operacion të veçantë ushtarak. Dëgjo, aftësia e juaj për të kryer (operacione) është thyer, Borodavkin. Dhe po ashtu ajo e patronit tënd Putinit. Për nëntë muaj keni marrë goditje nga trimat ukrainas. E unë ju them, Zoti mos e bëftë që ju të vendosin të vini për një fitore të lehtë te ne. Nuk do të keni fitore të lehtë. Gjithë Kazakistani do të mbushet me kufoma të rekrutëve tuaj”, ka thënë Suraev në një video të postuar në rrjete sociale.
Ai po ashtu ka thënë se e gjitha që Rusia ka arritur me këto veprime, ka qenë të ngjallë një rusofobi.
“Kështu që kur flisni për rusofobinë në Kazakistan, unë dua të them se ju jeni të parët që mbillni këtë rusofobi. Njerëz si ju Borodavkin. Njerëzi si Nikonov, Fedorov, e gjithë llojet e Solovyovit e Medvedevit, që gati çdo ditë me anë të propagandës suaj, deklaroni se qyteti Almaty duhet të bombardohet me bombë nukleare, që rajonet veriore dhe lindore të Kazakistanit duhet të pushtohen e aneksohen nga Rusia, që gjuha kazake duhet të ndalohet në Kazakistan. E gjitha që keni arritur me veprimet e juaja të marra është rusofobia. A mendoni se ukrainasit kanë filluar të shtien në drejtim jush vetëm ashtu? Ishit ju që u futët në shtëpinë e dikujt tjetër, me zjarr dhe shpatë, dhe tash po e merrni përgjigjen. Jeni idiot, jeni kanibalë që e hani veten. Unë jam shumë i lumtur. Shpresoj që kjo Federatë Ruse e juaja e kalbur do të shpërbëhet në një të ardhme të afërt. Borodavkin, nëse dëshiron të shohësh nazistë e fashitë në Kazakistan, shiko në pasqyre e do të shohësh nazistin e fashistin kryesorë. Lavdi për Ukrainën! Para, Kazakistan!” – ka thënë Suraev.
Videoja e Suraevit është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm i Ukrainës, Anton Gerashchenko.
Edhe
Në një Rusi “gojëkyçur”, ai ende e thotë lirshëm mendimin e tij
Arman Shuraev, a public figure and professional journalist from Kazakhstan, replied to arrogant speech and threats of Russian ambassador in Kazakhstan, Borodavkin.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 9, 2022
Russia is losing its influence among its neighbors and is rightly viewed as a threat.
?: Arman Shuraev/YouTube pic.twitter.com/5nDBuya6vm