Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përgjaket ish-negociatori i Serbisë me Kosovën, Borko Stefanoviq

Krushevc,Serbi, 23 nëntor – Lideri i të majtës i Serbisë dhe ish-negociatori serb në dialogun me Kosovën në Bruksel, Borko Stefanoviq, është sulmuar në qytetin Krushevc nga persona që u tha të ishin të maskuar, por që më vonë u raportua se ishin kapur, njoftojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Stefanoviq dhe dy shoqërues të tij janë rrahur brutalisht para se të mbahej tribuna e Aleancës për Serbinë në Krushevc. Ai ka pësuar plagë të rënda në kokë, për rrjedhojë është dërguar në qendrën e emergjente në këtë qytet.

Sulmuesit me shufra hekuri dhe me maska në kokë menjëherë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Por, ndërkohë u njoftua se ata ishin kapur, transmeton Koha.net.