Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Perezi e fiton garën me shi, vonesë e përplasje në Monaco

Sergio Perez e ka fituar garën e Formula 1 në të cilën pati shi, vonesë e përplasje.

Ngasësi i Red Bullit fitoi në “Grand-Prix” të Monacos, të dielën, dhe bëri që ëndrra e tij të kthehet në realitet. Ai doli para ngasësit të Ferrarit, Carlos Saintz.

Ngasësi tjetër i skuadrës së meksikanit Perez, kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, përfundoi i treti. Ai doli para Charles Leclercut, ngasësit tjetër të ekipit të Ferrarit. Tani Verstappen ka nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Leclerc, në renditjen e përgjithshme të ngasësve.

Perezi u bë ngasësi i tretë që fiton garë këtë edicion. Katër i ka fituar Verstappeni, ndërsa Leclerc dy të tjera.

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, përfundoi i teti me Mercedesin. Në xhiron e 27-të pati edhe një përplasje të rrezikshme nga Mick Schumacher.

Schumacher i skuadrës Haas, me bolidin e tij u përplas në rrethoja, ndërsa bolidi u nda në dysh.

“Jam mirë”, ka thënë menjëherë 23-vjeçari gjerman. Mick Schumacher është i biri i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, i cili ishte shtatë herë kampion i botës, ndërsa pesë herë e fitoi “Grand-Prix” të Monacos.

Nga 10 deri më 12 qershor do të mbahet gara e radhës në Azerbajxhan.

Artikuj të ngjashëm