Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Perëndimi planifikon të armatosë rezistencën ukrainase

Diskutimet sekrete janë duke u zhvilluar midis aleatëve perëndimorë mbi mënyrën se si të armatosin atë që ata presin të jetë rezistencë e ashpër ukrainase në rast të një pushtimi rus që rrëzon qeverinë e Kievit.

Kryeministri britanik Boris Johnson shpalosi rastin për një lëvizje të tillë në një fjalim dramatik në konferencën e sigurisë në Munih, ku ai deklaroi se ishte në interesat kolektive personale të Perëndimit që çdo pushtim rus "të dështojë dhe të shihet se dështon".

Ai ka thënë se çdo pushtim do të çonte në "një brez gjakderdhjeje dhe mjerimi", pasi ukrainasit do të luftonin ashpër për t'i rezistuar forcave ruse. Mesazhi u nënvizua në një takim midis Johnsonit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në margjinat e konferencës së Munihut, ku të dy parashikuan një rezistencë të ashpër ndaj një pushtimi të mundshëm.

Diskutime të ngjashme janë zhvilluar në SHBA, ku raportet sugjerojnë se këshilltari i sigurisë kombëtare i vendit, Jake Sullivan, u ka thënë senatorëve se SHBA-ja është e gatshme të armatosë një rezistencë dhe nuk do të pranojë një fitore ushtarake ruse që fshin parimet kombëtare.

“Një luftë rrufe do të pasohej nga një periudhë e gjatë dhe e frikshme hakmarrjesh dhe kryengritjesh, dhe prindërit rusë do të vajtonin për humbjen e ushtarëve të rinj rusë, të cilët në rrugën e tyre janë po aq të pafajshëm sa ukrainasit që po përgatiten tani për rezistencë. Nëse Ukraina pushtohet, nuk mund ta shoh se si kombi më i madh i Evropës, përveç Rusisë, mund të nënshtrohet përgjithmonë”, ka deklaruar tutje Johnson.

Deklarata erdhi pasi Zelenskiy kërkoi mbështetje më të madhe nga Perëndimi përballë agresionit rus dhe vendosjes së menjëhershme të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, të cilat udhëheqësit janë zotuar t'i vendosin nëse do të ndodhë një pushtim.

Ushtria ukrainasa ka thënë se kishte 70 shkelje të armëpushimit vetëm gjatë ditës së sotme. Civilët që jetojnë pranë vijës së frontit përjetuan edhe sot një ditë bombardimesh intensive. Ka gjithashtu dyshime në rritje se Russia qëndron pas një serie sulmesh të koordinuara me “flamur të rremë”, për t’i dhënë pretekst Vladimir Putinit për pushtim të mundshëm.

Shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë thënë se Kremlini po vazhdon të planifikojë operacione destabilizuese.

Artikuj të ngjashëm