Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson ofron trajnime të reja për trupat ukrainase

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u ka ofruar fillimin e një operacioni të madh trajnimi forcave ukrainase të premten gjatë një vizite të papritur në Kiev, shkruan BBC.

Operacioni ka potencialin për të trajnuar deri në 10 mijë ushtarë çdo katër muaj, gjë që mund të "ndryshojë rrënjësisht ekuacionin e luftës".

Propozimi do t'i shihte trupat ukrainase të trajnohen në vende të tjera për një periudhë prej tre javësh secila - duke u mësuar "aftësitë e fitimit të betejës", si dhe trajnime mjekësore, siguri kibernetike dhe taktika kundër-shpërthyese.

Deklarata e qeverisë britanike thotë se ambicia do të ishte rritja e rezistencës së Kievit kundër pushtimit rus.

Artikuj të ngjashëm