Fshatarë të zemëruar kanë protestuar të enjten para një krematoriumi në New Delhi, ku pretendojnë se një vajzë 9-vjeçare është përdhunuar dhe vrarë gjatë javës së shkuar. Protestuesit kërkuan drejtësi për vajzën që jetonte në afërsi të zonës.
Rasti i saj ka ngjallur zemërimin rreth numrit të lartë të krimeve mizore seksuale kundër grave në Indi, si dhe për mënyrën e trajtimit të qytetarëve të shtresave më të ulëta, të cilave i takonte vajza.
Katër burra të dyshuar për kryerjen e këtij krimi raportohet se ishin punëtorë të krematoriumit dhe janë arrestuar, porse ende nuk janë paditur lidhur me rastin.
Policia ka bërë të ditur se vajza i kishte thënë nënës së saj të dielën se po shkonte për të marrë ujë në çezmën afër krematoriumit, në jugperëndim të New Delhit. Rreth 30 minuta më vonë, sipas policisë, prifti në krematorium ka njoftuar nënën se vajza kishte vdekur.
-
India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje
-
Protesta në Indi, dyshohet se një grua vdiq pas përdhunimit nga një grup
-
Përleshje mes protestuesve dhe policëve në Indi pas djegies së viktimës së përdhunimit
-
13-vjeçarja në Indi vdes pasi u përdhunua nga fqinjët
-
Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre