Një 13-vjeçare është përdhunuar dhe vrarë në Indi. Trupi i saj është gjetur në një fushë sheqeri në veri të Indisë.
Dy fqinj janë arrestuar menjëherë, nën dyshimin për dhunimin dhe vrasjen e saj.
Përdhunimet dhe sulmet seksuale janë në qendër të vëmendjes në Indi, që prej vitit 2012, kur një vajzë e re u përdhunua dhe u vra në një autobus në Delhi.
Ky rast kishte ngjallur protesta masive dhe ka nxitur hartimin e ligjeve kundër përdhunimeve, por deri më tani nuk janë shfaqur shenja për rrallimin e sulmeve ndaj grave dhe vajzave.
Sipas të dhënave të fundit, çdo e katërta viktimë e përdhunimit në Indi është fëmijë. Në shumicën e rasteve viktima e njeh sulmuesin.
Rasti i fundit ka ndodhur vetëm gjashtë muaj që kur një vajzë gjashtëvjeçare ishte rrëmbyer dhe përdhunuar jashtë shtëpisë së saj. Ndërkaq në muajin shkurt një 25-vjeçar ishte arrestuar nën dyshimin se e kishte përdhunuar një vajzë pesëvjeçare.
-
India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje
-
E mitura indiane u përdhunua nga polici të cilit ia raportoi dhunimin nga katër burra
-
Përdhunimi e vrasja e 9-vjeçares nxit protesta në Indi
-
Protesta në Indi, dyshohet se një grua vdiq pas përdhunimit nga një grup
-
Një indiane 18-vjeçare akuzon 64 burra për abuzim seksual