Në Indi sot janë zhvilluar protesta në disa qytete të ndryshme, për shkak se dyshohet se një grua 19-vjeçare, u përdhunua nga një grup personash.
Protestat janë inicuar nga partitë politike që përfaqësojnë komunitetin e Dalit, ndërsa gruaja, sipas Reuters, vdiq nga plagët e marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qytetin Lucknoë të Indisë veriore, ku u zhvillua protesta, policia me shkopinj ndaloi afro 100 aktivistë nga Partia Samajëadi, që kërkonin drejtësi për gruan e vdekur.
Familja e gruas së vdekur ka akuzuar katër burra për përdhunim, ndërsa policia i ka ndaluar për intervistim. Familjarët thonë se gruaja vdiq si rezultat i një sulmi të ashpër seksual, ndërsa oficeri i lartë i policisë së Indisë, Prashant Kumar ka thënë se në mostrat e kryera, nuk është gjetur spermë në trupin e viktimës.