Mjegulla edhe sot në mëngjes shkakton probleme në zhvillimin e komunikacionit në vend.
Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara. Vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës.
Dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë.
Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjegulla anulon fluturimet në Aeroportin e Shkupit
-
Aeroporti i Shkupit anuloi të gjitha fluturimet e mëngjesit, shkak mjegulla
-
Katër fluturime anulohen në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës
-
Shkaku i mjegullës nuk po mund të bëhen aterrime në Aeroportin e Prishtinës
-
Mjegulla e dendur pengon qarkullimin rrugor në Maqedoni