Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i ka quajtur ujgurët myslimanë në Kinë popull “të persekutuar”, diçka që aktivistët për të drejta të njeriut e kanë kërkuar nga ai për shumë vjet.
Në “Let Us Dream: The Path to A Better Future”, Papa thotë se pandemia me COVID-19 duhet të nxisë qeveritë të marrin në konsideratë krijimin e përhershëm të të ardhurave bazë universale.
Në libër, ai ka folur për ndryshimet ekonomike, sociale dhe politike që duhet të adresojnë pabarazitë pas përfundimit të pandemisë.
Gjithashtu thotë se njerëzit që shohin mbajtjen e maskave si detyrim nga shteti janë “viktima vetëm në imagjinatën e tyre” dhe vlerëson ata që protestuan për vdekjen e George Floyd.
“Mendoj shpesh për popujt e persekutuar: Rohingya, ujgurët e shkretë, Yazidi”, ka shkruar ai në një paragraf ku flet edhe për të krishterët e persekutuar në shtete islame.
Liderët fetare, grupe aktivistësh dhe qeveri kanë deklaruar se krime kundër njerëzimit dhe gjenocid po ndodhte kundër ujgurëve në Kinë, në rajonin Xinjiang, ku më shumë se 1 milion njerëz mbahen në kampe, shkruan Reuters.
-
Kina mohon shqetësimet e Papës për “ujgurët e persekutuar”
-
Kina akuzohet për krime kundër njerëzimit në rajonin mysliman
-
Hoxhallarët e Xinjiangut mbrojnë Kinën kundër kritikave të SHBA-së për ujgurët myslimanë
-
Kina vë në dyshim të ardhmen e fesë islame
-
Kina mohon akuzat për gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang