Ukraina është furnizuar nga aleatët me aeroplanë shtesë ushtarakë dhe po ashtu me pjesë të aeroplanëve, ka njoftuar Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së të martën.
“Kanë pranuar aeroplanë shtesë e po ashtu pjesë të aeroplanëve për të ndihmuar ata që të kenë më tepër aeroplanë luftarakë në ajër”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në konferencë për media.
Ai ka shtuar se Washintoni nuk i ka ofruar Ukrainë aeroplanë ushtarakë.
Më herët, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbajtur një videokonferencë me liderët perëndimorë për të rritur përkrahjen ushtarake për Ukrainën. Perëndimi ka premtuar të dërgojë më tepër armë për të ndihmuar Ukrainën që ta mbrojë veten kundër një ofensive të re ruse në lindje të vendit.
-
Bideni insiston se Zelenskyt nuk i duhen F-16
-
Bideni përjashton dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë
-
SHBA-ja po punon me Poloninë për mundësinë që t’i dërgojë aeroplanë luftarakë Ukrainës
-
SHBA-ja do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës, thotë Trumpi
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë