Botë

Bideni përjashton dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga zyrtarët ukrainas për mbështetje ajrore.

I pyetur nga një gazetar të hënën nëse SHBA-ja do t'i siguronte avionët, Bideni u përgjigj thjesht "jo".

Komenti i tij vjen një ditë pasi udhëheqësi gjerman përjashtoi gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë.

Ukraina ka thënë se i duhen avionët për të marrë kontrollin e hapësirës së saj ajrore në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë, raportoi BBC-ja të martën.

F-16 Fighting Falcons konsiderohen si një nga avionët luftarakë më të besueshëm në botë dhe përdoren nga vende të tjera, si Belgjika dhe Pakistani.

Ata do të ishin një përmirësim i rëndësishëm për avionët luftarakë të epokës sovjetike që përdor aktualisht Ukraina, të cilët u bënë përpara se vendi të shpallte pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë.

SHBA-ja njoftoi javën e kaluar se do ta furnizonte Kievin me 31 tanke Abrams, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania gjithashtu premtuan mbështetje të ngjashme.