Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni insiston se Zelenskyt nuk i duhen F-16

Presidenti ukrainas në javët e fundit i ka bërë presion SHBA-së që ta furnizojë me aeroplanët luftarakë F-16, mirëpo Joe Bideni ka insistuar se tani për tani, Ukrainës nuk i duhen këta aeroplanë, por armatimi tokësor.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka deklaruar solidaritetin me Ukrainën duke vendosur sanksione të reja ndaj Moskës dhe duke miratuar pakon e re të armatimit në vlerë prej 2 miliardë dollarëve për ta armatosur Kievin në njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus.

Ani pse SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë vazhduar me përkrahjen e madhe për ukrainasit, nuk ka shenja për fundin e luftës, e cila është parashikuar se do të hyjë në fazën më të komplikuar gjatë muajve të ardhshëm.

Mirëpo në një intervistë për televizionin ABC, presidenti amerikan ka thënë se nuk është gati për t’i dërguar aeroplanët amerikanë F-16 në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë presion SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për ta armatosur me aeroplanë, mirëpo Shtëpia e Bardhë ka insistuar se aeroplanët nuk janë armatimi që u duhet ukrainasve, tani për tani.

“I kemi dërguar atij armatimin që ushtria jonë mendon se i duhet atij. Ai ka nevojë për tanke, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë HIMARS-in. Ka gjëra për të cilat ka nevojë tani dhe që ia kemi dërguar atij me qëllim që të jetë në gjendje të avancojë në këtë pranverë dhe verë e deri në vjeshtë. Tani nuk i duhen F-16”, ka thënë Bideni në këtë intervistë.

Edhe Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë Botë Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë

Pentagoni të premten ka konfirmuar pakon e re të ndihmave ushtarake, duke ofruar më shumë municion dhe një numër të vogël të dronëve të teknologjisë së lartë.

Pakoja e re ndihmëse është miratuar vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan vizitoi Kievin me qëllim që t’ia konfirmonte Zelenskyyt angazhimin amerikan.

Ndërkaq, së fundmi Kina ka bërë thirrje për armëpushim dhe bisedime të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Pekini ka pretenduar se ka qëndrim neutral për luftën, por gjithashtu ka thënë se ka miqësi pa kufizime me Rusinë dhe ka refuzuar ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës. Shteti komunist ka akuzuar Perëndimin se ka provokuar konfliktin duke furnizuar Ukrainën me armë.

Kina po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municioneve në Rusi për luftën në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, duke cituar inteligjencën. Nuk duket se Pekini ka marrë vendim përfundimtar dhe nuk ka prova që të jetë dërguar ndonjë armë, sipas tyre.

Megjithatë, negociatat midis Rusisë dhe Kinës për çmimin dhe armët janë në vazhdim, ka raportuar CNN-i të shtunën. Ky lajm vjen në një kohë kur ushtria ruse po shteron me shpejtësi rezervat e municionit.

Edhe “Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t'i dhënë fund luftës” Botë “Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t'i dhënë fund luftës”

Rusia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dronë dhe municione nga Kina dhe udhëheqësit kinezë kanë debatuar në mënyrë aktive gjatë muajve të fundit nëse duhet të dërgojë ose jo ndihmë thelbësore për Rusinë, sipas SHBA-së.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Kina aktualisht po favorizon opsionin për të ndihmuar Rusinë, pavarësisht se dje bëri thirrje për bisedime paqeje dhe u bëri thirrje palëve t'u japin fund sulmeve ndaj civilëve.

Burimet amerikane thonë se furnizimi me dronë dhe municione ka të ngjarë të jetë për armë të vogla, si pistoleta, sesa për artileri më të mëdha.

Ndihma që po shqyrtohet përbëhet nga municione 122 milimetra dhe 152 milimetra, të cilat Rusisë i mungojnë gjithnjë e më shumë pasi ajo bën luftë kryesisht me artileri.

“Kina ka kapacitetin për të ndryshuar rrjedhën e luftës”, thotë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Nëse Kina do të fillonte dërgimin e armëve në Rusi, do të ishte hera e parë që Pekini ofron ndihmë ushtarake në luftë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga SHBA-ja.

Edhe Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë Botë Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë

SHBA-ja ka thënë se nëse Kina vendos ta ndihmojë Rusinë, “ne do të përgjigjemi ashpër”.

Përgatiti: Gent Mehmeti