Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se është siguruar nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që avionët luftarakë F-16 që mund t’i jepen Ukrainës nuk do të përdoren për të sulmuar territorin gjeografik rus, raportoi të dielën BBC-ja.
Në konferencën e mbajtur bashkë me Zelenskyn gjatë samitit të G7-s që po mbahet në Hiroshima, Bideni u pyet nga gazetarët sesi mund të jetë i sigurt që SHBA-ja do të lejojë vendet evropiane t’i japin Ukrainës F-16 dhe nuk do të përshkallëzohet lufta.
“Zelensky më dha një garanci që nuk do ta sulmojnë territorin rus”, ka thënë ai.
Presidenti i Ukrainës nga ana tjetër ka thënë se beson që Kievi shumë shpejt do t’i marrë këta avionë luftarakë.
"Nuk mund t'ju them se sa të tillë do të marrim, kjo nuk është sekret, por ne me të vërtetë nuk e dimë”, ka thënë ai.
-
Trump: Zelensky s’duhet ta bombardojë Moskën
-
“Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t'i dhënë fund luftës”
-
Ukraina merr aeroplanët e parë luftarakë amerikanë F-16
-
Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
-
SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë, përfshihet dërgimi i Patriotëve dhe aeroplanëve F-16