Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka planifikuar takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës Juan Guaido në Kolumbi të hënën.
Të shtunën, trupat ushtarake që veprojnë nën urdhrat e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë bllokuar kalimin e kamionëve me ndihmë humanitare në kufirin me Kolumbinë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, si pasojë e së cilës mbetën të vdekur dy protestues, transmeton rel.
Pas këtyre ngjarjeve, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione që nga dita e hënë duke bërë shkurtimin e qasjes në të hyra të Qeverisë Maduro.
Pence do të udhëtojë në Bogota për t’u takuar me grupin e liderëve rajonal që e njohin Guaidon si president legjitim të vendit, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale në vitin e kaluar ishte konsideruar i manipuluar.
Maduro ka kundërshtuar deklaratat se ka mungesë të ushqimit dhe barnave në Venezuelë duke shtuar se kjo situatë është krijuar vetëm për të sulmuar qeverisjen e tij.
-
SHBA i kërkon OKB-së njohjen e Guaidos si lider të Venezuelës
-
Pence: SHBA mbështet 100 për qind Juan Guaidon
-
SHBA, në përpjekje të identifikimit të rrugëve për futjen e ndihmave në Venezuelë
-
Vazhdojnë përleshjet në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë
-
Këshilli i Sigurisë në OKB pritet të diskutojë krizën në Venezuelë