Botë

Pelosi dënon sulmet azere ndaj Armenisë

Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara "dënojnë fuqishëm" sulmet e Azerbajxhanit në territorin armen.

“Ne vazhdojmë të vëzhgojmë situatën nga afër dhe vazhdojmë të mbështesim një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjitha çështjet që lidhen me konfliktin e Nagorno-Karabahut”, tha ajo në një konferencë shtypi me Kryetarin e Parlamentit të Armenisë, Alen Simonyan.

Delegacioni i Kongresit Amerikan i kryesuar nga Pelosi mbërriti të shtunën në Armeni, ku një armëpushim është arritur qe tre ditë pas shpërthimit të luftimeve me Azerbajxhanin fqinj që vrau më shumë se 200 trupa nga të dyja palët.

Ambasada amerikane tha se vizita do të përfshijë edhe takimin me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Armëpushimi hyri në fuqi të mërkurën në mbrëmje pas dy ditëve të luftimeve të rënda që shënuan shpërthimin më të madh të armiqësive në gati dy vjet. Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrin për bombardimet, me autoritetet armene që akuzuan Bakun për agresion të paprovokuar dhe zyrtarët azerë thanë se vendi i tyre po i përgjigjej sulmeve armene.