Pekini ka akuzuar dy shtetas kinezë për spiunazh për Britaninë, në mes të një marrëdhënieje mes dy shteteve që është bërë gjithnjë e më e tensionuar.
Kina dhe Britania e Madhe janë përplasur për shtypjen e fjalës së lirë nga Pekini dhe zgjedhjet e hapura në Hong Kong, një ish-territor britanik që iu garantuan liritë e veta ekonomike dhe politike për 50 vjet pas dorëzimit të sundimit kinez në vitin 1997, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një mesazh në mediat sociale të hënën, Ministria e Sigurisë së Shtetit, shërbimi kryesor i Inteligjencës së Kinës, ka thënë se zbuloi një rast të madh spiunazhi që përfshin një çift të identifikuar vetëm me mbiemrat e tyre, Wang dhe Zhou, të cilët dyshohet se ishin rekrutuar nga agjencia e inteligjencës së jashtme britanike MI6. Aty thuhet se Wang kishte shkuar në Britani si student në vitin 2015 dhe më vonë iu bashkua gruaja e tij.
Shërbimi i Inteligjencës ka thënë se çifti punonte për qeverinë kineze në një “agjenci shtetërore qendrore” dhe trajtonte sekretet qeveritare, të cilat ia kalonte MI6-së. Nuk u dha asnjë informacion se çfarë informacioni specifik mund të ketë dhënë çifti. Ministria ka thënë se rasti është ende nën hetim dhe nuk ka dhënë asnjë fjalë për vendndodhjen e çiftit.
Shteti britanik nuk ka komentuar ende lidhur me këtë.
Muajin e kaluar, autoritetet britanike kanë thënë se dy burra do të dilnin në gjyq me dyshimin se kishin mbledhur informacione të ndjeshme për autoritetet e Hong Kongut. Një i dyshuar i tretë, 37-vjeçari britanik, Matthew Trickett, u akuzua gjithashtu në këtë rast, por u gjet i vdekur në një park në rrethana të pashpjeguara nga policia.