Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasi të përfundojë marrëveshjen për emrin e ri, Maqedonia anëtare e NATO-s

Maqedonia në Samitin e NATO-s, që në dy ditët e ardhshme do të mbahet në Bruksel, do të marrë ftesë për bisedimet dhe vetëm pas finalizimit dhe zbatimit të marrëveshjes, nga e cila do të zyrtarizohet emri i ri Maqedonia e Veriut, do të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi përpara nisjes së samitit të Aleancës Veri-Atlantike, rikonfirmoi ecurinë e Maqedonisë në këtë proces, transmeton KP.

“Unë pres që pas marrëveshjes historike të muajit të kaluar mbi çështjen e emrit, që ta ftojmë Maqedoninë të fillojë bisedimet paraqasëse. Me të finalizuar dhe zbatuar marrëveshjen, ne do e ftojmë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s, nën emrin e ri Republika Maqedonia e Veriut”, deklaroi Jens Stoltenberg.