Pas fjalimit rreth 60 minutësh të martën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë të cilit kryesisht sulmoi organizatën, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka zbutur tonin e tij kur është ulur në një takim dypalësh me sekretarin e Përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.
Trumpi i ka thënë Guterres në takimin menjëherë pas fjalimit të tij të parë në 5 vjet para OKB-së, se SHBA-ja është 100% pas Kombeve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është gjithmonë një nder të jesh këtu. E kemi bërë këtë më parë, dhe kjo ishte pak më emocionuese për shkak të shkallëve lëvizëse, teleprompterit - këto gjëra ndodhin. Por do t'ju them se njerëzit tuaj na ka trajtuar me shumë respekt. Vendi ynë është 100 përqind pas Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Trumpi.
Trumpi e ka kritikuar OKB-në gjatë fjalimit se nuk e kishte ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, por në takim me Guterres ka thënë se potenciali për paqe i organizatës është shumë i madh.
“Mendoj se potenciali i Kombeve të Bashkuara është i pabesueshëm, vërtet i pabesueshëm. Mund të bëjë kaq shumë, kështu që unë jam pas tyre. Ndonjëherë mund të mos pajtohem me të, por jam pas tyre, sepse mendoj se potenciali për paqe për këtë institucion është kaq i madh”, ka shtuar ai.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të vazhdojnë deri më 30 shtator.
Në ditën në vijim pritet të ketë fjalime edhe nga liderë të tjerë botërorë, mes tyre edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.