Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë nisur një fushatë për të dokumentuar abuzimet e pretenduara, me të cilat përballen emigrantët në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së.
Nisma u lansua nga Rrjeti Kufitar për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Teksas.
Aktivistët do të qëndrojnë në stacionet e autobusëve, pikat e hyrjes dhe shërbimet e komunitetit për të biseduar me emigrantët, të cilët dëshirojnë t’i paraqesin ankesat, transmeton KTV. Grupi argumenton se politika e ashpër e presidentit Donald Trump, kundër emigrantëve, ka rezultuar me vdekjen e fëmijëve.
Këtë javë, një djalë 16-vjeçar nga Guatemala vdiq ndërsa po mbahej në paraburgim nga autoritetet amerikane.
Artikuj të ngjashëm
-
Frikë dhe mbikëqyrje në kufirin SHBA - Meksikë
-
Aksion i madh në Guatemalë kundër bandës së trafikantëve
-
Oficerët akuzohen se i sulmuan emigrantët haitianë me kuaj
-
Hapësira në murin mes SHBA-së dhe Meksikës nxit fluks të ri kalimesh ilegale
-
Administrata e Trumpit paditet shkaku i kufizimeve kufitare të lidhura me koronavirusin