Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka dënuar të martën sulmet raketore ndaj Ukrainës, duke thënë se ato vetëm thellojnë shqetësimet midis G20-ës për ndikimin destabilizues të luftës së Putinit, raportoi CNN-i.
“Nuk është e çuditshme që derisa liderët botërorë të G20-ës në Bali, për të diskutuar çështjet me rëndësi për jetesën e njerëzve mbarë botën, Rusia përsëri kërcënon ato jetë dhe shkatërron infrastrukturën kritike të Ukrainës. Mendimet tona janë me popullin e guximshëm ukrainas, i cili vazhdon të demonstrojë qëndrueshmëri dhe guxim në mbrojtjen e sovranitetit dhe demokracisë së tij” ka thënë Sullivan.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se deri më tani janë nisur rreth 85 sulme në Ukrainë. Dhjetëra qytete dhe rrethe të këtij vendi ishin në shënjestër.
Vala e sulmeve duket të jetë më e madhja që nga 10 tetori, kur Rusia rriti fushatën e saj për të shkatërruar infrastrukturën e energjisë elektrike, ujit dhe gazit në të gjithë Ukrainën.
Sullivan u zotua se aleatët e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.
“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet”, është shprehur ai.
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
NATO-ja zotohet t’i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtje ajrore
-
Rusia i shton sulmet, Zelensky paralajmëron për mbingarkesë
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Heshtja nga SHBA-ja po inkurajon Putinin, thotë Zelensky