Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas rritjes rekorde të rasteve, virologët në Gjermani paralajmërojnë për 100 mijë vdekje të reja nga COVID

Një nga top virologët në Gjermani ka paralajmëruar se do të vdesin edhe 100 mijë persona tjerë, nëse nuk bëhet asgjë për të parandaluar valën e katërt agresive të COVID-it, raporton BBC.

Numri i rasteve në Gjermania ka vazhduar të rritet. Gjermania të mërkurën ka regjistruar nivelin më të lartë të infeksionit që nga fillimi i pandemisë, ku është raportuar për afro 40 mijë raste të reja.

“Duhet të veprojmë menjëherë”, ka thënë Christian Drosten, që e ka përshkruar situatën si shumë emergjente.

Mjekët në kujdesin intensiv për COVID në Spitalin Universitar të Leipzigut kanë paralajmëruar se vala e katërt mund të jetë më e rënda deri më tash.

Një paciente atje, një grua në të 20-tat, vetëm sa ka lindur një foshnjë. Foshnja është mirë, por stafi thotë se nuk dihet nëse do të mbijetojë gruaja.

Ky shtet në Saksoni ka nivelin më të lartë të infeksionit në Gjermani në 7 ditët e fundit me 459 raste për 100 mijë banorë. Niveli nacional është 232.

Po ashtu ka numrin më të vogël të vaksinuarve: 57 për qind të popullatës në këtë pjesë është vaksinuar.

Edhe Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19 Botë Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19

Janë 18 pacientë në intensive të infektuar me COVID, vetëm katër janë të vaksinuar.

“Është e vështirë të motivohet stafi të trajtojë pacientët tash në valën e katërt. Një numër i madh i popullatës ende nënvlerëson situatën”, ka thënë profesori Sebastian Stehr, kreu i departamentit.