Në shtetin Tennessee do ta bëhet ekzekutimi i parë që prej fillimit të pandemisë. Një i burgosur, të enjten, do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës, raportoi AP-ja të mërkurën.
72-vjeçari Oscar Smith do të vritet për vrasjet e vitit 1989 të gruas dhe djemve të saj adoleshentë. Ekzekutimi me metodën e preferuar të shtetit e çon Tennesseen në një rrugë ndryshe nga Karolina e Jugut, e cila është përgatitur për një ekzekutim të rrallë, me pushkatim.
Ekzekutimi i fundit në SHBA me pushkatim ka ndodhur në vitin 2010.
Karolina e Jugut ka thënë se ka vështirësi në furnizimin me ilaçin vdekjeprurës të injeksionit në vitet e fundit për shkak se farmacitë dhe fabrikat refuzojnë të ofrojnë ilaçe që përdoren për ekzekutim.
Smith pati argumentuar se edhe ai duhej të pushkatohej, me arsyetimin se është më pak e dhimbshme, por kërkesa e tij u refuzua.
Ekzekutimi i tij do të jetë i pari nga pesë të planifikuarit në Tennessee për vitin 2022.