Në Oklahoma të SHBA-së, të enjten është ekzekutuar një burrë, për vrasjen me tortura të djalit 3-vjeçar të së dashurës së tij në vitin 1993.
Ekzekutimi i Richard Stephen Fairchild, është i treti, nga katër ekzekutimet e planifikuara në SHBA brenda dy ditëve.
Që nga rifillimi i kryerjes së ekzekutimeve në tetor të vitit 2021 e deri më tani shteti ka vrarë shtatë persona.
Aktualisht në listë të ekzekutimeve në Oklahoma janë të vendosur 40 persona dhe datat e ekzekutimit për ta janë të caktuara në dy vitet e ardhshme.
Ekzekutimi i Fairchildit ishte i 16-ti në SHBA për këtë vit, duke përfshirë një ekzekutim në Teksas dhe një në Arizona që u bënë të mërkurën. / AP
Artikuj të ngjashëm