Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja përgatit ekzekutimin e parë për këtë vit, një burrë për vrasjet më 2001

Oklahoma është përgatitur për ekzekutimin e një burri për vrasjet brutale të dy punonjësve të hotelit gjatë një grabitje më 2001.

Donald Anthony Grant do ta marrë injeksionin vdekjeprurës në burgun shtetëror të Oklahomas. Ai do të jetë personi i parë që ekzekutohet në SHBA këtë vit dhe i treti në Oklahoma që kur filloi injeksionet.

Gjatë gjyqit, Grant pranoi se vrau dy punonjësit ashtu që të mos linte dëshmitarë për grabitjen e hotelit. Të dy ishin qëlluar me armë dhe ishin therur.

Grant kërkoi falje para gjykatës dhe tha se ishte penduar, megjithatë dënimi i tij nuk u zbut, raporton AP.

Dy nga avokatët e tij argumentuar se ai ishte mendërisht i sëmurë dhe se vuante nga dëmtimi i trurit. Ata përmendën edhe kushtet e rënda ku kishte jetuar Grant si i vogël.