Alabama ka ekzekutuar me gaz azoti vrasësin e dënuar Kenneth Eugene Smith, duke shënuar herën e parë të përdorimit të kësaj metode të ekzekutimit kapital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.
58-vjeçari Smith, para se të ekzekutohej, i kishte humbur dy apele në Gjykatën e Lartë dhe një në një gjykatë federale të apelit. Ai në apelet e tij pretendonte se ekzekutimi ishte një ndëshkim mizor dhe i pazakontë.
Në vitin 2022, Alabama u përpoq dhe dështoi të ekzekutonte Smith me injeksion vdekjeprurës.
Ai u dënua në vitin 1989 për vrasjen me pagesë të Elizabeth Sennett, që ishte gruaja e një predikuesi i cili edhe kishte porositur vrasjen e saj.
Sipas Qendrës së informacionit për dënimit me vdekje, Smith është personi i parë në botë që vritet duke përdorur gaz azoti të pastër.
-
Burri që torturoi për vdekje fëmijën gjatë “ekzorcizmit”, përballet me ekzekutim
-
Për herë të parë në 15 vjet, në SHBA pushkatohet i burgosuri
-
Dënim me vdekje për kenianet që vrasin burrat në vetëmbrojtje
-
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, i burgosuri më i vjetër në SHBA vdiq 101 vjeç
-
“Jam i vdekur që ende ecën”: Emigrantët etiopianë presin ekzekutimin në Arabinë Saudite