Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partitë në Mal të Zi, përfshirë ajo shqiptare UDSH, dorëzojnë kallëzim penal ndaj kryekuvendarit

Katër parti në Malin e Zi kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kryekuvendarit Andria Mandiq.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Socialdemokratët (SD), Iniciativa Qytetare Kroate (HGI) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kryekuvendarit Andria Mandiq, raporton “Vijesti”.

Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, ndërsa kreu i grupit DPS, Andria Nikoliq, ka thënë se është për “shpërdorim detyre”. Ai ka shpjeguar se Mandiq ka thyer rregullat e shfaqjes së një flamuri të një shteti tjetër në kabinetin e tij.

“Mandiq, në kundërshtim me ligjin, në kabinetin e tij ka shfaqur flamurin e një shteti të huaj, gjë që është e rregulluar me ligjin për përdorimin e flamurit, stemës dhe himnin e shtetit të Serbisë dhe të ftuarit nuk ishin përfaqësues të shtetit të Serbisë. Me këtë e poshtëroi Kuvendin”, ka thënë Nikoliq në konferencë për media.

Ai ka thënë se Mandiq diskriminoi duke vendosur flamurin, që është flamur i një “kombi”.

“Mali i Zi përkufizohet si shtet civil, e jo si shtet i një populli – serb, malazez...” – tha Nikoliq.

Edhe Kroacia shpall “të padëshirueshëm” tre politikanë të Malit të Zi Rajon Kroacia shpall “të padëshirueshëm” tre politikanë të Malit të Zi

Ai tha se Mandiq duhet të jetë kryetar për të gjithë qytetarët.

“Ai dëshiron të sjellë Malin e Zi me një karakter të ndryshuar në ‘botën serbe’, me qëllim duke i bashkuar të gjithë serbët dhe prë të dëgjuar Beogradin zyrtar”, tha Nikoliq.