Partia gjermane e së djathtës ekstreme, AfD, ka shkarkuar të hënën një zyrtar i cili ishte kapur nga një kamerë e fshehur duke diskutuar për gazifikimin e refugjatëve.
Në pamje, të incizuara tinëz nga televizioni “ProSieben” në muajin shkurt, Christian Lueth, asokohe zëdhënës i partisë, ishte xhiruar në një kafene të Berlinit duke folur me dikë që besohet se shpreh keqardhje për gjendjen nëpër të cilën po kalon Alternativa për Gjermaninë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse AfD-ja donte të shihte më shumë emigrantë, ai ia kthen: “Po”. “Sepse atëherë gjërat shkojnë më mirë për AfD-në. Ne prapë mund t’i gjuajmë pastaj”, thekson ai.
“Ose t’i gazifikojmë, cilëndo që e dëshironi. Nuk mërzitem për asnjërën!” Gazeta “Die Zeit” ka shkruar se ka parë xhirimin, që thuhet se ishte xhiruar nga Lisa Licentia, personalitet i së djathtës në YouTube, e cila kishte vendosur të largohej nga skena e së djathtës ekstreme. “Die Zeit” ka shkruar se nuk kishte asnjë shenjë se Lueth po bënte shaka.
Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se Lueth është liruar nga detyra e nëpunësit të grupit parlamentar partiak. Zëdhënësi i grupit nuk ka komentuar menjëherë zhvillimet e fillimjavës. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ia ka dalë të marrë as komentin e Lueth ose të Licentias. Lueth tashmë ishte suspenduar nga pozita e zëdhënësit të partisë në prill, për shkak të një letre elektronike që kishte shkruar, duke përfshirë edhe fjalën “fashist”.