Stokholm, 14 dhjetor – Udhëheqësi socialdemokrat suedez, Stefan Lofven humbi një votëbesim në përpjekjen e tij për të qenë kryeministër dhe për të formuar një qeveri të re.
Një shumicë prej 200 ligjvënësish votuan kundër Lofven, njofton DPA, transmeton ATSH.
Ai u mbështet nga 116 anëtarë, ndërsa 28 ligjvënës abstenuan. Në mënyrë që të pranohej si kryeministër, Lofven duhej të shmangte që një shumicë në parlamentin prej 349 vendësh, të paktën 175 ligjvënës, të votonte kundër tij.
Lofven para votimit kishte informuar kryetarin e parlamentit se kishte për qëllim të formonte një qeveri të pakicës që përbëhej nga socialdemokratët e tij dhe të Gjelbrit.
Ai gjithashtu kishte shpresuar të siguronte mbështetje nga liberalët, por bisedimet, më herët gjatë kësaj jave, dështuan dhe ata votuan kundër tij.
Lofven u kundërshtua gjithashtu nga konservatorët, demokristianët dhe e djathta, qç janë kundër migrimit.
-
Kryeministri suedez nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit
-
Lofveni prezanton qeverinë e tij të tretë në Suedi
-
Kristersson mandatohet për formimin e qeverisë suedeze
-
Kryeministri suedez jep dorëheqje pas humbjes së votëbesimit
-
Loefven bëhet kryeministri i parë në Suedi që rrëzohet me mocion votësbesimi