Parlamenti iranian ka votuar për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, sipas raportimeve në median shtetërore.
Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) refuzoi të dënojë sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj ndërkombëtare.
Ghalibaf ka thënë se autoritetet bërthamore të Iranit "do të pezullojnë bashkëpunimin e tyre me IAEA-n derisa të garantohet siguria e objekteve bërthamore".
Ai gjithashtu ka thënë se "programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë".
Teksa votimi është simbolik, masa duhet të miratohet nga figura të larta brenda qeverisë iraniane.
Armëpushim i brishtë Izrael-Iran
-
Presidenti iranian urdhëron pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
-
Irani thotë se nuk lejon inspektimet e OKB-së në vendet e tij bërthamore
-
OKB-ja thotë se do të inspektojë vendet e pasurimit bërthamor të Iranit
-
Irani shpall zyrtarisht përfundimin e marrëveshjes bërthamore
-
Pas OKB-së, edhe BE-ja rikthen sanksionet ndaj Iranit