Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian thuhet se ka urdhëruar vendin të pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pasi sulmet ajrore të SHBA-së goditën objektet e saj më të rëndësishme bërthamore.
Media shtetërore online raportoi vendimin e presidentit Pezeshkian të mërkurën.
Ky vendim vjen pas një ligji të miratuar nga parlamenti i Iranit për të pezulluar bashkëpunimin, i cili mori edhe miratimin e një mbikëqyrësi kushtetues, raporton AP.
Nuk dihet ende se çka do të thotë zhvillimi i fundit për mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia me seli në Gjenevë nuk i përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
-
Parlamenti iranian voton pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
-
Irani thotë se nuk lejon inspektimet e OKB-së në vendet e tij bërthamore
-
Irani thotë se programi i tij raketor nuk është i përfshirë në memorandumin me SHBA-në
-
Nuk po kërkojmë armë bërthamore, thotë presidenti iranian
-
Trumpi “me armë në dorë” paralajmëron Iranin