Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parashikohet të ketë më shumë fatkeqësi natyrore më të rënda

Bimësia digjet e qielli është kapluar nga tymi në Evia të Greqisë. Zjarret janë pjesë normale e ciklit të natyrës. Mirëpo ndryshimet klimatike po i shtrembërojnë fenomenet në diçka më të rrezikshme.

Raporti i ri i publikuar nga Programi i Mjedisit i OKB-së ka parashikuar se zjarret do të bëhen më të shpeshta, më të rënda dhe se do të ndodhin në vende ku nuk kanë ndodhur më parë. Në SHBA, administrata e Bidenit ka hartuar planin prej 50 miliardë dollarësh për t’i trajtuar zjarret katastrofike që kanë djegur zona të perëndimit të SHBA-së.

Zyrtarët duan ta dyfishojnë përdorimin e zjarreve të kontrolluara dhe të prerjeve të pyjeve për t’i reduktuar pemët dhe vegjetacionin që shërben si lëndë djegëse në zonat më të rrezikuara. Vetëm një pjesë e punës ka financim deri më tash. Raporti thekson se çdo vit mes 2002 dhe 2016, mesatarisht 423 milionë hektarë digjen në të gjithë botën.